Policia e Kosovës në Viti ka arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar me mjete të forta dy viktima tjera duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja që ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, ku sipas Policisë gjatë arrestimit lëndime ka pësuar edhe një zyrtar policor, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj njëri nga viktimat për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar si dëshmi një kaçavidë, një kubëz betoni si dhe nga të dyshuarit kanë konfiskuar edhe një sasi prej një gram substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...