Një rrahje masive mes disa personave ka ndodhur në një lokal në fshatin Vërboc të komunës së Kllokotit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në incident janë përfshirë pesë të dyshuar meshkuj si dhe dy viktima meshkuj, zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare, shkruan Arbresh.info.
Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë larguar nga vendi dhe janë në kërkim.
Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar lirimin e tre të dyshuarve pas intervistimit.
“Vërbovac, Kllokot 09.08.2025 -01:55. Pas një mosmarrëveshjeje në një lokal- kafe ka ndodhur një rrahja masive, ku janë përfshi pesë të dyshuar m/k dhe dy viktima m/k zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin të ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuarit të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar Inspektorati i policisë dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas intervistimi tre të dyshuarit të lirohen. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...