Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që dyshohet se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme janë përfshirë në rrahje.
Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjashtë (6) të dyshuarve tjerë dhe për pasojë lëndime kanë pësuar të gjithë (7) të dyshuarit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Glock-17, cal-9×21, një fishekë dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë, një shufër metalike dhe një shkop druri, ndërsa është sekuestruar edhe një veturë e cila dyshohet të jetë e përshirë në rast.
Me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit që ka shtënë me armë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor, tre (3) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse katër (4) kanë vazhduar tretmanin mjekësor./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira