Drejtori i portalit arbresh.info, Rrahim Pacolli përmes një postimi në facebook ka uruar për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka kujtuar gjithashtu ata që dhanë jetën për liri.
Pacolli ka kërkuar gjithashtu të punohet më shumë që të ndërtohet një shtet demokratik ku sundon rendi dhe ligji.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e tij.
“Duke pasur përherë në mendje ata që bënë sakrificën më sublime, dhanë jetën për këtë liri që sot e gëzojmë, Urime 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Të punojmë sa më shumë që ta çojmë përpara vendin tonë dhe të ndërtojmë një shtet demokratik ku sundon rendi dhe ligji. RrP”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...