Kryesuesi i delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet e Brukselit, Rrahim Pacolli ka uruar Kosovën për ditën historike që do të shënohet nesër me 14 dhjetor, formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale ka thënë se: ”Kosova më në fund po realizon qëllimin e kamotshëm të formimit të ushtrisë”.
Lavdi të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe momentin që po e gëzojmë sot, ka shkruar më tej Pacolli.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Ditë historike do të jetë nesër.
Kosova më në fund po realizon qëllimin e kamotshëm të formimit të ushtrisë.
Është diçka që e kemi merituar dhe për të cilën është më shumë se gati Forca e Sigurisë së Kosovës.
Lavdi të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe momentin që po e gëzojmë sot.
Urime Ushtrinë, Kosovë! RrP
https://www.facebook.com/rrahimpacolliofficial/posts/2190236844532429
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...