Rrahim Pacolli: Me 1 korrik fillon shitja online e policave kufitare

16:36 | 9 Qershor 2016
M. A.

Kryesues i delegacionit të Kosovës për dialog me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli, ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj shitja online e policave kufitare.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli ka thënë se kjo platformë do të ju mundësojë bashkatdhetarëve që të blejnë policën e sigurimin online nga të gjithë telefonat “Smart”.

Lexoni postimin e plotë:

Së shpejti fillon shitja online e policave kufitare

Dëshiroj të ju informoj se kemi intensifikuar veprimet dhe kemi ndërmarrë hapat konkret për të jetësuar sa me parë platformën për shitjen online të policave kufitare. Kjo platformë do të ju mundësojë bashkatdhetarëve që të blejnë policën e sigurimit online nga të gjithë telefonat “smart”, në çdo kohë dhe nga çdo vend.

Javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja e kompanisë fituese e cila do të jetë përgjegjëse për krijimin e infrastrukturës mbështetëse ashtu që ky proces të jetësohet me dt 01.07.2016.

Kjo të jetë një lehtësi shumë e madhe për personat e interesuar për të blerë policën kufitare, sepse në radhë të parë do të kursejë kohën e tyre duke shmangur kështu procedurat dhe pritjet e gjata për tu pajisur me polica të sigurimit në kufi.

Gjithsesi ky është vetëm fillimi i punës sonë e cila do të quhet e përfunduar atëhere kur ne do të fillojmë me shitjen e Kartonit të Gjelber. Por deri atëhere, do të bëjmë përpjekje që në çdo formë dhe mundësi të lehtësojmë jetët e qytetareve dhe bashkëatdhetarëve tanë.

Shpërndaje në rrjete sociale