Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, kategorikisht ka mohuar se AKR ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN.
Ai në një prononcim për portalin arbresh.info ka përgënjeshtruar lajmet që janë duke qarkulluar për një bashkëpunim të mundshëm.
“Lajmet që po qarkullojnë nëpër media për negociata me PAN-in janë tërësisht të pavërteta. Nuk jemi takuar dhe as nuk do ta bëjmë, sepse një bashkëpunim i tillë me ta është i pamundshëm. Këto shkrime me tendenca manipuluese nga disa portale të anshme politikisht kanë për qëllim vetëm destabilizimin dhe përçarjen e opinionit publik”, është shprehur Pacolli./arbresh.info/
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...