Drejtori i portalit arbresh.info, Rrahim Pacolli, ka bërë thirrje për një zgjidhje urgjente për ekipet e medieve që janë “izoluar” për më shumë se 24 orë në Jarinjë.
Sipas tij, organet e sigurisë kanë tejkaluar çdo afat për t’i krijuar mundësi për qarkullim të lirshëm.
“Ekipi i portalit arbresh.info ka mbetur i “izoluar” për më shumë se 24 orë në Jarinjë, shkaku i zhvillimeve në veri. Organet e sigurisë e kanë tejkalu çdo afat për t’i krijuar mundësi për qarkullim të lirshëm. Vetura e portalit është bllokuar nga vetura të protestuesve duke e bërë të pa mundur lëvizjen e ekipeve tona. I bëjë thirrje autoriteteve të bëjnë një zgjidhje sa më të shpejtë që t’i krijohet mundësi medieve për raportim të zhvillimeve në kohë reale”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ekipi i portalit arbresh.info ka më shumë se 24 orë që po qëndron në Jarinjë, duke ju sjellur detaje nga zhvillimet atje në kohë reale.
Materiale LIVE, fotografi e video ekskluzive do të transmetohen në vazhdimësi për lexuesit e portalit në lidhje me zhvillimet që pasuan vendimin e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për reciprocitet në targa për veturat e Serbisë./arbresh.info/
?LIVE Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e mobilizuar në Jarinjë
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...