Kryesuesi i Delegacionit për Kosovën në Bisedimet me Serbinë për Kartonin e Gjelbër, Rrahim Pacolli ka reaguar ndaj veprimeve të sotme para Kuvendit të Kosovës, ku u arrestuan tre deputetët të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka dënuar ashpër arrestimin e përfaqësuesve të popullit duke thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk i toleron këto skena spektakulare, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Dënoj ashpër arrestimin e përfaqësuesve të popullit, mjaft më me këto spekulime, që para botës po na shpërfaqin si një shtet totalitar. Bashkësia ndërkombëtare nuk i toleron këto skena spektakulare para Parlamentit. Rr.P./arbresh.info/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...