Rrahim Pacolli: Bashkatdhetarët, vitin e ardhshëm me Karton të Gjelbër në Kosovë

21:09 | 14 Maj 2015
Arbresh.info

Rrahim Pacolli, kryesues i Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin lidhur me Kartonin e gjelbër dhe njëherësh Kryetar i Shoqatave të Kompanive të Sigurimeve ka bërë të ditur gjatë emisionit “Rubikon” në KTV se tashmë është marrë vendimi që të ulen tarifat për automjetet e bashkatdhetarëve nga 1 korriku në vlerë prej 50 përqind.

“Me kryeparlamentarin Kadri Vesli kemi pasur shumë takime dhe kam kërkuar që të bëjmë një zgjidhje për tarifat për bashkatdhetarët dhe sot e patëm takimin e fundit dhe unë propozova që tarifa e cila është edhe korrekte për bashkatdhetarët edhe për kompanitë e sigurimeve. Zotëri Veseli ishte shumë i kënaqur dhe mendoj se këtë do ta përkrahë edhe Banka Qendrore dhe me 1 korrik të filloi edhe implementimi”, ka thënë Pacolli, transmeton arbresh.info.

Ai u ka premtuar të gjithë bashkatdhetarëve që nga viti i ardhshëm ata do të vijnë me Karton të Gjelbër në Kosovë.

“Ju pemtoj bashkatdhetarëve që vitin e ardhshëm do të vijnë me Kartonin e Gjelbër në Kosovë. Pala serbe e ka bllokuar këtë sepse marrëveshja ka qenë reciproke dhe tash ata na kanë thirr me 20 maj ku do ta bëjmë marrëveshjen. Një zyre e Byros Evropiane të Sigurimeve në Prishtinë do të mundësonte që Kartoni i Gjelbër të shitet në Prishtinë në vend se të shitet në kufi dhe qytetarët e Kosovës do të mund të dalin kudo me atë karton”, ka thënë Pacolli./F.Gashi-Mehmeti/arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale