Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, mësohet se është rrahur para banesës së saj në Prishtinë, në orët e para të së shtunës.
Dëshmitarët kanë thënë për Koha.net se ajo është parë në QKUK dhe se dukej në gjendje të rëndë.
“E kanë sjellë në emergjencë tërësisht të mbuluar”, ka thënë ky dëshmitar për Koha.net.
Koha.net ka provuar të konfirmojë rastin nga policia e Kosovës, por kjo ishte e pamundur në orët e para të së shtunës.
Motivet për këtë sulm ndaj Xharrës tash për tash mbeten të paqarta.
Xharra ka qenë kryeredaktore në të përditshmen Zëri, ndërsa këtë javë ka aderuar në PDK-në e Kadri Veselit.
Shënim: Fotografia është marrë nga Gazeta Express

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça