Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë dorëzim-pranimi i detyrës së ministrave.
Ministri i deritashëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ia dorëzoi detyrën me planet dhe objektivat për vitin 2020 ministres së re Rozeta Hajdari.

Me këtë rast, siç njofton kumtesa, ish-ministri Shala e uroi ministren Hajdari për pozitën e re dhe më pas e njoftoi shkurtimisht për punën dhe projektet e përfunduara dhe ato në vazhdimësi.
Ndërkaq, ministrja e Rozeta Hajdari shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjithë për t’i zhvilluar fushat që janë në kuadër të kësaj ministrie, që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...