Institucionet e sigurisë në vend kanë vlerësuar lartë rolin që kanë luajtur mediat në parandalimin e shkuarjes së të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri. Por ky kontribut duhet vazhduar me një intensitet edhe më të madh në situatën e re të krijuar tani në Kosovë, atë të luftimit të ideologjisë dhe procesin e deradikalizimit.
Kështu ka deklaruar shefi i inteligjencës në Departamentin Kundër-Terrorizmit të Policisë së Kosovës, Blerim Rama, shkruan Gazeta Fjala.
Ai ka thënë se shoqëria civile, bashkësitë fetare dhe mediat duhet të jenë edhe më aktive dhe të angazhuara në situatën e re të krijuar, e që është luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe de-radikalizimi.
“Mediat kanë qenë aktive ndaj këtij fenomeni, por ne kërkojmë që roli i tyre të jetë edhe më i fuqishëm dhe konstruktiv në luftimin e ideologjisë me elemente ekstremiste”, tha Rama gjatë Konferencës Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ai ka bërë të ditur se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është 140, ndërkohë që sipas tij, 75 persona dyshohen se janë aktiv përkrah organizatave terroriste./Gazeta Fjala/.
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore