Gjërat duken se nuk kanë shkuar mirë brenda takimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti e përfaqësuesve të partive politike.
Ani pse këtë takim e kishin refuzuar dy partitë opozitare VV e PDK, çështja e emërimit të një koordinatori për bisedime Kosovë -Serbi duket se Hotin e ka përplasur me partnerët e koalicionit, shkruan arbresh.info.
LEXO EDHE: LAJMI I FUNDIT| Skender Hyseni emërohet koordinator i Qeverisë për dialog me Serbinë
Ndonëse në këtë takim nuk ishin asnjë nga krerët e partive, përfaqësuesit e tyre pas takimit preferuan të heshtin dhe mos ta thonë asnjë fjalë.
I vetmi që tregoi për qëndrimin e tyre brenda takimit dhe idesë së koordinatorit ishte Bilall Sherifi i NISMA-së.
Ai tha se kryeministri, Avdullah Hoti duhet të tregojë rolin e këtij koordinatori.
Kujtojmë se ky takim kishte për temë, takimin e Hotit me Aleksandar Vuçiq dhe fillimin e dialogut Kosovë-Serbi./arbresh.info/
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...