Ambasadori i gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, siç ndodhi vitin e kaluar, nuk guxojnë të ripërsëriten.
Me anë të një psotimi në platformën X, Rohde tha se e mbështet NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe lidhur me çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Sipas tij, lidhur me këtë çështje duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve.
“Mbështetje të plotë për NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, shkroi ai./Arbresh.info
Full support to @NATO_KFOR & its clear ? lines, incl. on the Mitro-bridge.
Last year’s unilateral actions causing injuries to KFOR soldiers + civilians must not be repeated.
Intl advice should be heeded.
Rhetoric de-escalation needed; welcome coordination as @albinkurti outlined https://t.co/Bzlfbas7io— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 14, 2024
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin