Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur urimet e tij për presidenten Vjosa Osmani me rastin e ndarjes së çmimit “M100 Media Award”, të cilin ajo e mori dje në Potsdam, Gjermani.
Ambasadori Rohde ka vlerësuar se ky çmim nderon përkushtimin e Osmanit ndaj lirisë së mediave dhe ka theksuar pritshmërinë e tij për angazhimin e vazhdueshëm të presidentes në mbrojtjen e këtij principi të rëndësishëm.
“Urime për Presidente Vjosa Osmani për marrjen e çmimit M100 Media në Potsdam ! Ky çmim jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyçe e çdo demokracie, por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj!”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info
Congratulations to @VjosaOsmaniPRKS on receiving the M100 Media Award in Potsdam ??!
This honor not only recognizes your dedication to media freedom – a key pillar of every democracy – but also highlights the strong expectation of continued engagement in safeguarding it! https://t.co/Zbpbzfnv6I— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 13, 2024
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...