Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, konsideron se konferenca në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, është një mundësi për progres që nuk duhet humbur.
Ai tha në Twitter se pret që Kosova dhe Serbia të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania dëshiron që Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE dhe mbështetet në Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në atë proces në mënyrë konstruktive”, shkroi Rohde. /arbresh.info/
The conference on 3rd November in Berlin as part of the #BerlinProcess will be an opportunity for progress that we must not miss. Germany wants KOS/WEB6 in the EU and counts on both KOS/SRB to contribute to the process constructively. https://t.co/bqcxuMkxd1
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 15, 2022
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...