Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë për aksionin e përbashkët që zhvilluan kundër mashtrimeve me call center në Kosovë.
Rohde me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky operacion tregon për bashkëpunimin e shkëlqyer mes autoriteteve në luftën kundër krimit të organizuar, shkruan Arbresh.info.
“Këtë javë, Policia e Gjermanisë dhe ajo e Kosovës zhvilluan suksesshëm një aksion të përbashkët kundër mashtrimeve me call center në Kosovë. Ky operacion nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyer mes autoriteteve në luftën kundër krimit të organizuar. Faleminderit të gjithë zyrtarëve të përfshirë në punën e shkëlqyer ekipore”, ka shkruar ambasadori gjerman./Arbresh.info/
Maqedonci tregon pse s’shkoi FSK-ja në veri
Horoskopi ditor
Mësohet ekipi i parë që është eliminuar nga Liga e Kampionëv...
Ushtarët shqiptarë, patrullojnë nëpër Istog
Kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një veturë, arresto...
Një milion italianë u larguan nga vendi në 10 vitet e fundit