Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga aksidenti tragjik në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në zjarrin tragjik në Maqedoninë e Veriut fqinje. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar ai në platformën ‘Blue Sky’.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Tadavari deklaroi sot se 84 pacientë po trajtohen nëpër klinikat e Shkupit dhe 51 pacientë janë dërguar jashtë vendit. Në ndërkohë kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi.
Deri më tani kanë vdekur 59 persona nga kjo ngjarje tragjike.

SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Yamal shënon dhe lëndohet, rrezikon t’i japë fund sezonit në...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit
Erdogan paralajmëron: Lufta me Iranin po fillon ‘ta dobësojë...
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...