Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shprehur mbështetje ndaj deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, lidhur me ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor dhe sulmet ndaj gjyqtarëve individualë pas vendimit të Gjykatës Supreme për çështjen e fiskalizimit.
“Mbështetje e plotë për qëndrimin e ambasadorit të BE-së! Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme. Është gjëja e fundit që i duhet këtij vendi në këtë situatë të vështirë politike,” ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky, duke komentuar deklaratën e mëhershme të ambasadorit Orav.
Deklaratat vijnë pas reagimeve të shumta që pasuan vendimin e Gjykatës Supreme për pezullimin e përkohshëm të Udhëzimit Administrativ për fiskalizimin digjital, i cili ka shkaktuar debat të gjerë politik dhe institucional në vend./Arbresh.info/

“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...