Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde theksoi se dhjetë vitet e Procesit të Berlinit janë konfirmim i përkushtimit të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Në Konferencën “10 vitet e Procesit të Berlinit” Rohde kujtoi se të hënën u festuan dhjetë vjet të Procesit të Berlinit, domethënës për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai vuri në dukje edhe faktin se Cefta u zhbllokua pas disa vitesh.
“Më lejoni të përmend edhe një sukses të rëndësishëm, së bashku me Kosovën, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, arritëm të zhbllokojmë Cefta-n pas disa vitesh bllokadë. Unë do t’i falënderoj të gjithë ata që janë këtu, që ia dolën ta bëjnë nga pala kosovare. Të hënën, kancelari Scholz foli për një hap përpara në bashkëpunimin rajonal, ky përparim duhet të na mundësojë të ecim përpara.
Ai shtoi se ka shumë hapësirë për përmirësim sa i përket bashkëpunimit rajonal.
Rohde sërish përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2025 do të heq njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën./Arbresh.info
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...