Robertson për shqiptarët: Njerëz me talent shumë të madh

01:02 | 20 Janar 2016
M. A.

Lordi George Robertson, ish- sekretar gjeneral i NATO-së në një intervistë ekskluzive në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se nga njerëzit që ka takuar në Kosovë ka vërejtur se shqiptarët janë shumë të mirë dhe të talentuar.

Ai madje tha se edhe vet ka gjene shqiptare sepse paraardhësit e tij janë nga Shqipëria e Greqia, derisa pohoi se ndjehet mirë me vendimet që ka marrë në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

“Unë kam bërë atë çfarë është dashur në atë kohë dhe ende besoj në më të mirën, po ashtu duke u bazuar në njerëzit që i kam takuar që nga paslufta mund të them se njerëzit këtu janë shumë të mirë, njerëz me talent shumë të madh”.

“Unë e kam bërë testin e ADN-së, dhe kam një dokument që mund ta dëshmoj që paraardhësit e mijë vijnë nga Greqia dhe Shqipëria, pra kam diçka nga gjaku juaj”, tha Robertson.

Ai pohoi se udhëheqësit kosovarë dhe vet kosovarët duhet ta kujtojnë të kaluarën dhe ngjarjet e dhimbshme në Kosovës, në mënyrë që të parandalojnë rikthimin e një situate të tillë.

“Unë isha vetë dëshmitar se çfarë ka ndodhur në Poklek, kujtoni se çfarë ka ndodhur në Poklek, sigurohuni që kurrë të mos ndodhë ajo përsëri”.

“Politika në tërë botën është duke u bërë më shumë për identitetin sesa për ideologji, nuk ka asgjë të keqe kur njerëzit ruajnë atë”.

“Njerëzit nuk duhet të besojnë në frikësime të caktuara, ne jetojmë në një botë reale, ne sot kemi më shumë informacione, jo domosdoshmërisht dimë më shumë”, deklaroi Robertson.

Shpërndaje në rrjete sociale