Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka vizituar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, pas sulmit që iu bë të premten në mbrëmje.
Ajo tha se atje aktualisht rrjedhja e ujit është me një një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, siç thekson ajo kjo është e mjaftueshme për të furnizuar poçet e KEK-ut për ftohje, ndërsa shtoi se shpresojnë që furnizimi me ujë të kthehet së shpejti në së paku disa prej komunave.
“Vizituam edhe kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi terrorist i mbrëmshëm, aty pamë se zgjidhja që është ofruar nga inxhinierët e Ibër-Lepencit dhe kontraktorit është duke funksionuar. Aktualisht rrjedha e ujit është me një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, që është e mjaftueshme për të furnizuar poçet e KEK-ut për ftohje, mirëpo shpresojmë që së shpejti do të mund të fillojë edhe furnizimi me ujë në së paku disa prej komunave”, deklaroi Rizvanolli nga Mitrovica.
Shefja e dikasterit të Ekonomisë, njoftoi se ka vizituar edhe autobotët në rajonin e Mitrovicës, përcjell Klankosova.tv.
“Përgjatë kësaj dite vizituam edhe autobotët në rajonin e Mitrovicës, për të siguruar ujë për qytetarët deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit. Kompanitë Rajonele të Ujësjellësit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë vendosur autobotë në pikat si vijim: në Mitrovicën e Veriut në lagjen e Boshnjakëve, dhe gjithashtu në tri lokacione në Mitrovicën e Jugut duke përfshirë këtu edhe në shesh. Në Zveçan është vendosur një autobotë afër Kuvendit Komunal, ndërsa gjithashtu edhe në Drenas, Skenderaj, dhe Fushë Kosovë”, u shpreh ajo.
Rizvanolli tha se do të vazhdojnë të vëzhgojnë situatën me kujdes, në veçanti atë të furnizimit të KEK-ut me ujë të mjaftueshëm për ftohje të termocentralit Kosova B.
“Ne do të vazhdojmë ta vëzhgojmë situatën me kujdes, veçanarisht rreth furnizmit të KEK-ut me ujë të mjaftueshëm për ftohje të termocentralit Kosova B. Gjithashtu edhe për furnizimin me ujë nga ana e Kompanive Rajonale dhe institucioneve tjera”, deklaroi ministrja.
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...