Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj idesë së ndarjes së 50 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve të mëdha, të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe e përmendur në diskutimet publike për qëndrimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Rizvanolli theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë që miliona euro nga taksat e qytetarëve të shkojnë për të subvencionuar konsumin e energjisë elektrike të “1%-shit të korporatave më të fuqishme që operojnë në Kosovë”.
“LDK e di shumë mirë se vendimet e ZRrE-së si institucion i pavarur nuk shtyhen as anulohen me nënshkrime e me deklarata boshe, të askujt. Ato mund të sfidohen vetëm në Gjykatë. Por ata kanë zgjedhur cirkun për publikun në vend të substancës. Po të brengoseshin për qytetarët, nuk do të bllokonin konstituimin e Kuvendit, duke pamundësuar kështu edhe raportimin e ZRrE-së në Kuvend”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026