Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, janë takuar me përfaqësuesit e Proparco-s, si dhe odat e biznesit Lëvizja e Bizneseve Franceze (MEDEF) dhe Business France.
Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, gjatë takimeve Rizvanolli e ka prezantuar “Pakon investive të Kosovës për energji 2023 – 25”, ku parashihen mundësitë e investimit dhe projekte konkrete për kompanitë e interesuara.Në këtë pako janë paraparë ndërtimi i kapaciteteve prej 950 MW përmes një numri të skemave konkurruese, përfshirë këtu edhe ankandin e parë solar prej 100 MW, përcjell Arbresh.info.
“E lumtur të shoh angazhimin e tyre për të sjellë investime të bizneseve franceze në Kosovë dhe për të thelluar bashkëpunimin në energji dhe ekonomi”, ka vlerësuar Ministrja Rizvanolli.
Përfaqësuesit e Proparco-s si dhe Business Francë kanë shprehur gatishmërinë për të inkurajuar bizneset e tyre anëtare të investojnë në Kosovë, veçanërisht në sektor të energjisë.
Kurse, kryetari i MEDEF-së, njëherit oda më e madhe e bizneseve në Francë, Fabrice Le Saché ka shprehur kënaqësinë që është takuar me ministren Rizvanolli, gjatë të cilit takim ka vlerësuar punën dhe angazhimin për tërheqje të investimeve dhe ka ftuar kompanitë franceze të marrin pjesë në skemat konkurruese të parapara nga Kosova, duke filluar me ankandin e parë solar fotovoltaik.
Le Saché ka theksuar se “Kosova është një nga vendet më dinamike në Ballkan (3.5% rritje në vitin 2022). Popullsia e re e Kosovës po trajnohet gjithnjë e më shumë (zhvillimi i praktikave, rritja e regjistrimit në kurset e inxhinierisë) dhe sistemi tatimor është konkurrues (taksa e korporatës, kostot e punës, etj.).
Qeveria po udhëheq një program dinamik reformash për të përmirësuar klimën e biznesit (lufta kundër korrupsionit)”/Arbresh.info/

Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada