Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, që është ministre në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se opozitarët po e shkelin Kushtetutën çdo 48 orë, e ndërkaq, thotë ajo, shpikin nga hiçi interpretim të aktgjykimit.
“Në fillim, thanë që problemi është te mandatet e Kryeministrit e ministrave dhe në një akt të paprecedent e të pakuptimtë, nuk i votuan mandatet e veta. Pastaj, thanë problemi është Albulena Haxhiu dhe bllokuesit iu vërsulën gruas thuajse ajo ka faj. Pastaj, refuzuan të votojnë për themelimin e komisionit zgjedhor për votim të fshehtë, i cili nuk kishte të bënte fare me Albulenën, duke thënë prapë se problemi është Albulena. Logjika = zero”, shkroi tutje Rizvanoilli.
Sipas saj, opozitarët asnjëherë nuk e kanë pasur problemin me emrin e Haxhiut, e kur e kanë thënë këtë, Rizvanolli thotë se ata gënjyen.
“Kur Albulena tha “nëse nuk i marr votat për herë të parë në votim të fshehtë, tërhiqem”, vazhduan të bllokojnë votimin. Pra, e bënë të qartë që kanë gënjyer kur kanë thënë që problemin e kanë pasur me emrin e Albulenës. E shkelin Kushtetutën me muaj të tërë, çdo 48 orë duke mos votuar. Nga ana tjetër e shpikin nga hiçi një “interpretim” të vendimit të Gjykatës Kushtetuese (siç shpikin edhe “skandalet e qeverisë”) e dalin e bëjnë drama. Një mendje e shëndoshë nuk e kap dot këtë “logjikë”, por për aktrim mos i ndërroni”, u shpreh mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...