Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Portugali, ku prezantoi sektorët kryesorë të kësaj ministrie, me theks energjinë dhe Teknologjinë Informative dhe Komunikuese.
Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Prizrenit dhe Portugalisë
Rizvanolli u shpreh e kënaqur me faktin që më shumë se 40 biznese nga Portugalia erdhën për herë të parë në rajon përmes Forumit Ekonomik Kosovë-Portugali, e kjo tregon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve, përcjell Klankosova.tv.
Në një forum të tillë pas tre vite qeverisje, Rizvanolli prezantoi projektet e mëdha energjetike që kanë filluar duke shfaqur suksesin e ankandit të parë solar 100 MW dhe ankandet tjera të radhës që janë pjesë e pakos investive, ku ME-ja synon të ndërtojë 950 MW kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme, me një investim total prej 1.2 miliard euro.
E përmes kësaj synohet të ofrohet siguri dhe mundësi të mëdha për investitorët ndërkombëtarë.
“Kosova ofron një fuqi punëtore të re dhe shumë të kualifikuar, ndërsa Portugalia sjell ekspertizën e saj në inovacionin digjital. Kjo sinergji ndërmjet talentit të teknologjisë në zhvillim të Kosovës dhe infrastrukturës digjitale të avancuar të Portugalisë, do të ofrojë një partneritet digjital transformues, duke i shtyrë vendet tona drejt bashkëpunimit dhe rritjes ekonomike”, ka theksuar Rizvanolli.
Në këtë ngjarje, përveç Rizvanollit morën pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, afaristë dhe të ftuar të tjerë.
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...