Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur lidhur më kërkesën e operatorëve për rritje të tarifave të energjisë elektrike.
Ajo ka thënë se për këtë kërkesë ka thënë se do të japin komentet e tyre kur të publikohet raporti konsultativ.
“Sa i përket kërkesës për rritje të tarifave ne do ta shohim raportin konsultativ kur ZRrE-ja do ta publikojë atë. Në këtë fazë nuk mund të themi asgjë. Do ta analizojmë dhe do të japim komentet tona rreth kësaj”, ka thënë ajo në Podujevë kur është pyetur nga gazetarët.
Rizvanolli ka folur edhe për investimet që po bëhen në KEK që sipas saj të tilla nuk janë bërë që 40 vjet.
Ajo ka thënë se investimet në rehabilitimin dhe modernizimin e njësive janë periudhë sfiduese, por siç ka thënë ajo kërkojnë edhe sakrifica.
“Në KEK kanë filluar investime në rehabilitim dhe modernizim që nuk kanë ndodhur me vite. Duhet të kuptojmë që do të kalojmë në një periudhë sfiduese, sepse blloqet duhet të ndalen për disa muaj, në mënyrë që investimet të realizohen. Kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë për gjeneratat e ardhshme. Është investimi më i madh që po bëhet pas 40 vitesh. Tash po investojmë që jetëgjatësia e termocentraleve të zgjatet për 20 vjet dhe do të rritet kapaciteti i prodhimit”, ka thënë ajo, raporton teve1.info.
Rizvanolli ka thënë se rritja e importit të energjisë elektrike ka arsye objektive dhe se rritje të importit pritet të ketë edhe në vitet e ardhshme për shkak të investimeve që duhet bërë në KEK.
Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...