Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se ku do t’i marrin të hollat prej 75 milionë eurove për subvencionimin e menaxhimit të situatës së krizës energjetike.
“Paratë do të merren nga kontigjenca që në buxhet janë ndarë 100 milionë euro ose nga mjetet për rimëkëmbje nga pandemia”.
Ajo ka theksuar se destinacioni i përfundimtar i këtyre të hollave do të jetë subvencionimi i faturave të qytetarëve dhe bizneseve.
“Asnjë cent nuk përfundon në xhepat e KESCO-së ose KEDS-it, nëse kjo ju brengos. Sa i përket mekanizmit si do të shkojë, kjo do të bëhet në mënyra të ndryshme. Kam kërkuar të dizajnohet një mekanizëm sa më i thjeshtë dhe efiqientë për të gjithë”,ka thënë Rizvanolli, njofton Klankosova.tv.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...