Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë se nuk mund të ketë Kushtetutë të përkryer ndaj dhe akti më i lartë juridik në Kosovë i miratuar para 11 vjetësh është i tillë.
Smaka në Zonën B ka deklaruar se duhet të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës por kjo mund të bëhet në mënyrë graduale pas normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.
”Nuk ka dhe nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë Kushtetutë të përkryer, prandaj as edhe Kushtetuta ynë e miratuar para 11 vjetësh nuk ishte e tillë”.
”Gjatë aplikimit të saj kanë ndodhur disa çështje problemore që kanë treguar faktin se ka mangësi në të”.
”Bie fjala në nënin 5 thuhet se parimisht gjuhë zyrtare janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbishte, do duhej gjuhësisht që nenet dhe vendimet të bëheshin me kujdes më të lartë”.
”…sepse ty jepet definimi i shtetit, Kosova është Republikë, unike e pandashme etj etj. Në ndërkohë futnota u miratua dhe është moment i papresedencë”.
”Neni i 7 thuhet që nuk lejohet asnjë formë e diskriminimit. Shembull zgjedhjet shkelet Ligji i 7-të sepse favorizohen femrat”.
”Propozimi i Ahtisarit ka qenë problematik. Edhe ata që e kanë parë e kanë lexuar kalimthi dhe kanë thënë se do të krijojë situata të vështira”.
”E shof modifikimin e Kushtetutës, duke i tejkaluar disa provizione të propozimit të Martti Ahtisaarit tepër të vështirë”.
”Për tu ndryshuar ato dispozita, do duhej shumica e kualifikuar e deputetëve të Kuvendit dhe shumica e kualifikuar e deputetëve të formacionit serb”.
”Gradualisht me normalizimin e raporteve të ndërsjella Kosovë- Serbi, me njohjen reciproke me demarkimin e kufirit bazuar në kufirin ekzistues, asnjëherë të ndryshuar, do të krijohet një klimë më e fuqishme e mirëkuptimit dhe mirë besimit e tolerancës”.
”Argumentet janë të favorshme për atë që do ta mirëkuptojë që me arsyetime bindëse do të mund të bëhej një ndryshim i Kushtetutës referuar në procedura. Nismën mund ta bëjë presidenti, Qeveria..”, ka përfunduar Smaka.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...