Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet në Komunën e Dragashit se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, transmeton arbresh.info.
Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu nga KQZ-ja deri më 13 dhjetor 2021.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
Fletëvotimi, procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Votimit përmes postës, apo në linkun direkt: KËTU
Meqenëse të gjithë votuesit e regjistruar nga kjo komunw si votues jashtë Kosovës kanë aplikuar përmes e-mailit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar personalisht përmes e-mailit për periudhën e votimit dhe për detajet tjera. /arbresh.info
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...