Dorëzimi i kuponëve fiskal i muajve, Janar,Shkurt,Mars për qytetarët e Republikës së Kosovës do të ketë një risi tash e tutje e cila do të funksionoj më mirë për realizimin e rimburësimit të mjeteve në llogaritë bankare me pliko të kuponëve fiskal.
Kësisoj, pas përfundimit të tre mujorit të kaluar e cila njoftoj edhe Administrata Tatimore e Kosovës se është kryer me sukses procesi i verifikimit të tyre, mirëpo tash ka filluar edhe dorëzimi i muajve të radhës.
Lidhur me këtë, Indeksonline mëson se sa i përket mënyrës se dorëzimit të kuponëve fiskal ka një risi të tyre e cila s’ka qenë më herët.
Dorëzimi i kuponëve fiskal nga qytetarët e Kosovës bëhet në të gjitha pikat e Postës në Kosovë, ku deri më tani kanë qenë procedurat e njëjta si: grumbullimi i tyre, aplikimi online ne ëebfaqen e atk-së, futja e kuponëve në zarf, shënimi i numrit të plikos. Por ndryshimi i vetëm është se tani e tutje dorëzimi do të bëhet duke i shënuar edhe emrat përkatës të aplikuesve në zarfat me kuponë fiskal.
Ndryshe, kujtojmë se Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se afati për dorëzimin e kuponëve fiskal ka filluar që nga data 01.04.2017 dhe do të perfundoj me datë 04.05.2017.
Lansohet linja 0800 pa pagesë në kuadër të periudhës informu...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...