Rinumërohen rreth 199 vendvotime

10:46 | 14 Tetor 2019
A Z

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar edhe dje rinumërimi i votave.

Nga 314 vendvotime ku po rinumërohen votat, deri tash KQZ-ja ka rinumëruar 199 vendvotime.

Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka thënë për arbresh.info se deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së.

“Deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së”, ka thënë Elezi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale