Rinis qarkullimi i “Trafikut Urban”, qytetarët thonë se nuk po respektohen mjaftueshëm rregullat

15:28 | 18 Maj 2020
A Z

Nga sot kanë filluar qarkullimin autobusët e “Trafikut Urban”, në linjat e tyre pas ndalimit të punës për shkak të pandemisë me Covid-19.

Numri i udhëtarëve që lejohen të hyjnë në autobus është 20 pasagjerë, gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska e doreza.

Por, jo të gjithë kanë të drejtë të udhëtojnë, vetëm ata që kanë leje specifike të punës me leje nga institucionet gjegjëse.

E, shoferi i autobusit në “Trafikun Urban”, për arbresh.info tha se, qytetarët deri më tani janë duke i respektuar masat.

Gjithashtu edhe qytetarët shprehen mjaft të kënaqur, me lehtësimin e masave  dhe që janë liruar autobusët.

Ndërkohë, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë vazhdon të jetë i zbrazur, për shkak të paqartësisë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/267525024399676/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale