Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka organizuar një aksion simbolik, kushtuar Ditës së Evropës,
Donjet Bislimi, Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, tha se me këtë aktivitet ne po e përçojmë një mesazh Evropës që Kosova të jetë anëtare e saj.
Ndërsa deklaratën e dhënë në orën 11:55 ai tha se simbolizon minutat e fundit qe i kanë mbetur BE-së që ta pranoj Kosovën ne gjirin e saj familjar.

“Jemi mbledh për ta shënuar datën e 9 majit përmes këtij aktiviteti e përçojmë një mesazh, shqetësimin tone Evropës, jemi këtu 5 minuta ne 12, gjë qe do te thotë se është koha e fundit qe duhet evropa të na e plotësojë kërkesën, përmes këtij aktiviteti duam qe BE të përçojmë mesazh se jemi pro familjes evropiane, për atë arsye jemi pikërisht edhe para monumentit te Nenës Terezë” tha Bislimi
Ata gjithashtu kërkuan që rinisë kosovare mos t’i mohohet e drejta thelbësore për lëvizje të lirë, socializmi dhe shkëmbim përvojash në vendet e BE-së./Arbresh.info/

Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...