Rinia e Gjakovës me fushatë vetëdijësuese për zbatimin e masave kundër COVID-19

23:25 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Rinia e Gjakovës janë bërë pjesë e senzibilizmit kundër luftës ndaj COVID-19.
Në një video me mesazhe vetëdijësuese janë edhe shumë fytyra të njohura të Gjakovës, mjekë dhe zyrtarë që bëjnë thirrje për zbatim të masave dhe kujdes në këtë kohë.

Arsyeja e kësaj fushate për të rinjtë e Gjakovës ishte që të mos rrinin duarkryq derisa shumë njerëz janë në vijë të parë të frontit.

“Tash e sa muaj pandemia COVID-19 është shfaqur në gjithë botën, po ashtu edhe tek ne në Kosovë. COVID-19 po vazhdon duke sulmuar aty ku ne nuk e shohim dhe kështu po e rrezikon jetën e shumë njerëzve tanë të dashur. Ne si të rinj të Gjakovës nuk duam të qëndrojmë duarkryq dhe dëshirojmë që të bashkangjitemi në luftën kundër COVID-19. Një ndër kontributet tona është kjo video vetëdijësuese duke shpresuar që sado pak të ndikojë në vendosjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale. Kjo video i inicua nga vullnetarë të KVRL-Gjakovë”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale