Pas angazhimit maksimal të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është kthyer Shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë, gjersa trajtimi i pacientëve me këtë procedurë ka rifilluar sot.
Brahiterapia është metodë e rrezatimit në kontakt direkt me tumorin dhe në Kosovë përdoret për rrezatimin e organeve gjenitale të femrës: mitrës dhe qafës së mitrës.
Por, mund të përdoret edhe për rrezatimin e tumoreve të lokalizimeve të ndryshme.
Javën e kaluar, pas masave të marra, me theks të veçantë dezinfekstimin, desinsektimin dhe deratizimin e hapësirave, është funksionalizuar Shërbimi i Radioterapisë, procredurë me të cilën trajtohen më shumë se 90 pacientë, aktualisht. /arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...