Aparati i ultrazërit në QKMF-në në Prishtinë ishte jashtë funksionimit për shkak të një defekti.
Pas disa ditësh, duket se ky defekt është mënjanuar dhe ultrazëri është rikthyer në funksionim.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pas disa ditë mosfunksionimi të aparatit te ultrazërit në njësinë e Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për shkak të një defekti, nga sot në ora 8:00 aparati i ultrazërit është funksionalizuar dhe qytetarët nga mëngjesi i sotëm kanë pas mundësi të marrin shërbimet e ekosonografisë”, ka thënë Sadiku./Arbresh.info/
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...