Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim sot, më 20 qershor, në orën 08:00.
Ky bllok ishte ndalur në mënyrë të paplanifikuar një ditë më parë.
Sipas njoftimit të KEK-ut, kthimi në funksion është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të termocentralit, të cilët kanë punuar pa ndërprerje, përfshirë edhe ndërrimin e tretë.
“Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit Kosova A, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...