Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ujësjellësi i kësaj komune ka filluar me punën.
Ai ka thënë se ky vendim është marrë me rekomandim të IKSHPK-së.
Ramosaj ka bërë thirrje se uji momentalisht duhet të shfrytëzohet për nevoja sanitare dhe ato të amvisërsië por që duhet të vlohet para përdorimit./arbresh.info/
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Deçanit
Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.
Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:
1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!
2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!
Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Anija kanadeze e prekur nga hantavirus rezulton pozitive
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...