Bllokohet autostrada në Kumanovë, paralizohet komunikacioni Serbi-Maqedoni (E plotësuar)

11:15 | 9 Maj 2015
Arbresh.info

(2) Të shtënat e sotme në Kumanovë kanë bërë që të bllokohet autostrada në Kumanovë e cila e lidh Beogradin me Shkupin si dhe me vendet fqinje Bullgarinë dhe Greqinë.

Autostrada ndërkombëtare është e palëvizshme dhe kjo ka shkaktuar kaos në qarkullimin jo vetëm të makinave të Maqedonisë por edhe më gjerë, raporton alsatM.

 

 

(1) Pas disa orësh qetësi, në Lagjen e Trimave në Kumanovë sërish janë dëgjuar të shtëna nga armë të ndryshme, raporton Lajmpress nga vendi i ngjarjes.

Deri tani katër policë rëndë të lënduar janë sjell në spitalin e Kumanovës, që të gjithë janë në gjendje të rëndë. Janë dëgjuar disa rafale të shkurtra por sërish janë ndërprerë.

Shpërndaje në rrjete sociale