Rikthehen shkyçjet e planifikuara të energjisë elektrike

17:17 | 4 Shtator 2015
M. A.

KEDS njofton se prej datës 08 deri më 13 shtator në Mazgit do të shkyçet dalja 10 kV Plemetini, prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe prej 14:00 deri në orën 18:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Plemetin, Hamidia, Leshkoshiqi, Siboci, Shipitulla, Grabovci, Gllavotina, Bivolaku, Strovci, Zhilivodë dhe Bequk.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara në baze të kërkesës së KOSTT, punime në Linjën 400 kV Kosovë – Shqipëri, raporton Koha.net.

Më 05.09.2015 (e shtunë) në Dardanë (Kamenicë) do të shkyçet dalja 10 kV Hogoshti prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kamenicë (Ekonomia e pyjeve, Sera), Boscë, Strelicë, Kopërnica, Kolloleq, Shipashnica e Ulët dhe Epërme, Vriqec, Kranidell, Repetitori, Sedllar, Hogosht, Bujnovc, Marocë dhe Lajçiq.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, ndërrimit të shtyllave 10 kV.

Më 06.09.2015 (e diel) në Gjakova 1 do të ketë shkyçje totale prej orës 06:00 deri në orën 11:00 të largpërçuesit Lp 35 kV Gjakova 1.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti i Gjakovës (një pjesë, Mulliri-Fabrika e Bukës, Jatex, Tefloni, Tjegullorja, KFOR-Aeroporti, PTK-Antena, Qerim, Vraniq, Doblibare, Bec, Zhdredhë, Gergoc, Zhabel, Bardhaniq, Bare e Madhe, Jabllanicë, Kralan , Cermjani, Rashkoc, Kodrali, Meqe, Osek Pashe, Trakaniq, Luk-Bunare, Sopot, Bec, Meje, Rrypaj, Rraca, Dallashaj, Sheremet, Korenice, Guskë, Devë, Duzhnje, Babaj Bokës, Nec, Ramoc, Shishman, Smolice, Popoc, Ponoshec, Morinë, Orize, Medicina e Punës,TS-Koagulati, TS-(biznes privat),TS-Ferralli(biznes privat), Hotel Europa, Hereq, Pacaj, Dobrosh, Nivokaz, Brovine, Molliqe, Botushe, Berjah, Stubell, Osek Hyle, Skivjani, Planqor, Hereq, Dujake, Firaj, Dobrixhe, Novoselle e Epërme, Novosellë e Ulët, Bitesh, Palabardh dhe Janosh.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet: Ujësjellësi Regjional ‘Radoniqi’, përcjell koha.net. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, ndërrimit të shtyllave 10 kV.

Më 06.09.2015 (e diel) në Gurakoc do të ketë shkyçet dalja 10 kV Dobrusha prej orës 09:00 deri në orën 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Llukavc, Prigod, Lubov, Dobrush, Staraderan, Ruhot dhe Kashicë. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, pastrimit të trasesë.

Më 07.09.2015 (e hënë) në Palaj do të ketë shkyçje totale prej orës: 09:30 deri në ora 12:30, përcjell koha.net. Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin fshati Palaj dhe pjesen e qytetit prej rrethit kah Kosova-B dhe Hashanët, pjesën prej rrethit, qendrën e Qytetit deri te rruga për Mazgit, dhe fshatrat Lajthishtë Hamidi, Bivolak, Grabovc i Epërm dhe Grabovc i Ulët, Shipitull dhe Sibovc.

Më 08.09.2015 (e martë) në Besi do të ketë shkyçje totale prej orës 09:30 deri në orën 12:30. Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin: Prugovci, Vërbovci, Lupçi i Poshtem, Lupçi i Epërm, Vranidolli, Tenezhdolli, Lluzhani (një pjesë), te Villa Natyra dhe Kazerma e FSK-së.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it , riparimi i transformatorëve energjetikë.

Shpërndaje në rrjete sociale