Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike paraqitet gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
IHK njofton se të premten në fushat termike nuk parashihet ndryshim, por që një sistem i vranësirave të dendura parashihet të krijohet gjatë pjesës së dytë të ditës dhe si rezultat i këtij procesi fizik, pritet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.
Reshjet më intensive parashihen në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë më pak reshje, sidomos jugu dhe juglindja e vendit, ku mund të ketë vetëm riga të izoluara shiu, derisa një pjesë e madhe e këtij territori nuk do të kenë fare reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në pjesën e rrafshit të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të arrijë deri 14 m/s./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK