Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se rezultatet e mbrëmshme të testimit për koronavirus kanë dalë negative për dy zyrtarë policorë të kësaj komune, e po ashtu rezultate të njëjta kanë dalë edhe për personat e tjerë të cilët janë testuar.
“12 punëtorë shëndetësorë nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativë. Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdojë njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prekë secilin. Ruaje familjen tënde dhe të tjerët”, ka shkruar Kastrati.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar