Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, por disa nga kandidatët për deputetë që nuk arritën të sigurojnë ulëse në Kuvend ende janë të bindur se votat u janë vjedhur.
Ata akuzojnë komisionarët partiakë për vjedhje të votave dhe njëkohësisht thonë se nuk i besojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PAN, respektivisht Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, i cili nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i Kuvend, ka thënë për “Zërin” se çdoherë ekziston mundësia e manipulimit të votave.
“Derisa nuk ka numërim elektronik të votave, ka hapësirë për manipulim njerëzor”, ka thënë shkurtimisht Muja.
Në anën tjetër Muhamet Mustafa, ish-kandidati i LDK-së për deputet, ka vlerësuar se procesi zgjedhor i 11 qershorit është karakterizuar me probleme në numërimin e votave.
“Ka një problem të madh lidhur me numërimin e votave nga komisionarët dhe në shpërndarjen e atyre votave nëpër kandidatë dhe lista të caktuara. Kjo nuk është dukuri vetëm e një partie politike, por si duket e ka përfshirë tërë sistemin zgjedhor dhe kjo lë nën hije dhe lëndon procesin zgjedhor në Kosovë. Vetë fakti se nga 116 kuti të rinumëruara nga KQZ-ja tre deputetë është dashur të ndryshohen tregon se kjo dukuri është e përhapur”, ka thënë Mustafa
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...