Rezultatet preliminare të KQZ-së pas numërimit të 99.17% të votave radhisin Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të parën parti në 21 komuna të Kosovës.
Pas numërimit të 99.17 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 339 mijë e 350 vota apo 40.83%, shkruan Arbresh.info.
Në disa komuna tashmë janë numëruar të gjitha votat.
Komunat ku prin LVV, sipas radhitjes së KQZ-së:
Në Gjakovë me 19,151 vota apo 47.78% (100 përqind e votave të numëruara)
Gjilan me 22,565 vota apo 51.73% (93.8 për qind e votave të numëruara).
Dragash me 2,873 vota apo 26.39% (100 për qind e votave të numëruara).
Istog me 6,215 vota apo 35.21 % (100 për qind e votave të numëruara).
Kaçanik me 8,296 vota apo 52.29 % (100 për qind e votave të numëruara).
Fushë Kosovë 10,471 vota apo 45.75% (100 për qind e votave të numëruara).
Kamenicë 7,465 vota apo 52.72 % (100 për qind e votave të numëruara).
Mitrovicë e Jugut me 18,879 vota apo 56.38% (99.05 për qind e votave të numëruara).
Lipjan me 11,242 vota apo 38.07% (100 për qind e votave të numëruara).
Obiliq me 6,278 apo 48.61% (100 për qind e votave të numëruara).
Rahovec me 8,175 apo 38.82% (100 për qind e votave të numëruara).
Pejë me 17,978 vota apo 41.37% (99.24 për qind e votave të numëruara).
Podujeve me 20,390 vota ose 49.60% (99.09 për qind e votave të numëruara).
Prishtinë me 54,696 vota ose 46.91% (100 për qind e votave të numëruara).
Prizren me 26,981 vota apo 40.67% (99.15 për qind e votave të numëruara).
Shtime me 6,275 apo 46.54% (100 për qind e votave të numëruara).
Suharekë me 8,898 apo 34.27% (100 për qind e votave të numëruara).
Ferizaj me 28,673 apo 50.97% (100 për qind e votave të numëruara).
Viti me 9,623 vota apo 49.87% (100 për qind e votave të numëruara).
Vushtrri me 17,725 vota apo 52.59% (100 për qind e votave të numëruara).
Han i Elezit me 2,022 vota apo 50.14% (100 për qind e votave të numëruara)./Arbresh.info/
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...