Rezultatet përfundimtare, LDK-ja 14 mijë vota para PDK-së

20:55 | 8 Nëntor 2017
M. A.

Më në fund kanë rënë poshtë të gjitha interpretimet politike rreth pozicioneve të reja të partive politike në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë para PDK-së me vota të përgjithshme, por PDK-ja ka dalë para LDK-së me numër të përgjithshëm të asamblistëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 14,335 vota më shumë se PDK-ja, kurse PDK-ja ka 2 asamblistë më shumë se LDK-ja në rezultatet e përgjithshme për kuvendet komunale.

Shumë larg LDK-së dhe PDK-së, me përgjysmë vota më pak vjen Lëvizja Vetëvendosje, raporton lajmi.net.

Kjo është radhitja e re e subjekteve politike në Kosovë:

Subjekti Vota Asamblistë Përqindja

47 – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 180336 213 24.04

94 – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 166001 215 22.13

10 – LËVIZJA VETËVENDOSJE! 118136 128 15.75

50 – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 99895 127 13.32

31 – NISMA PËR KOSOVËN 39471 49 5.26

29 – SRPSKA LISTA 37070 116 4.94

34 – ALEANCA KOSOVA E RE 31091 36 4.15

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme