Nga rreth pesë mijë testime në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR që bëheshin në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik tani ka rënë në mesatarisht tre mijë teste.
Zvogëlimi i testimeve për rastet e dyshuara me COVID19 po vlerësohet se po paraqet rrjedhimisht edhe numër më të vogël të infektuarve, por situata vazhdon të mbetet shqetësuese.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, vlerëson se masat për mbylljen e disa bizneseve dhe kufizimi i lëvizjes kanë ndikuar në uljen e rasteve.
“Mendoj që ky ka qenë një vendim i mirë pasi që ka ndiku në uljen e rasteve me COVID-19, ka edhe nga ato komuna të cilat nuk kanë rrezikshmëri të lartë mirëpo sidoqoftë kjo është diçka e mirë për shëndetin por që për ekonominë është e rëndë, por parësore mbetet shëndeti”, thotë Ibrahimi.
Por, deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, vlerëson se çështja me testet është e qëllimshme.
Sipas tij, Kosova ka komuna që se ka asnjë rast, ndërsa ka komuna që kanë nga dy tri raste e janë mbyllur krejt, e që është një gabim total.
“Nga 5502 testime sa ishin tri ditë më parë, sot janë prezantuar vetëm 3208 teste, respektivisht numrin i testimeve është zvogëluar për 42%, apo 2294 më pak testime. Pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e testimeve, por duke rritur numrin e vaksinimeve me vaksinën anti-COVID-19”, deklaron Haxhiu për arbresh.info.
Sipas raporteve të përditshme të IKShPK-së vërehet rënie e testimeve.
Derisa më 8 prill ishin marrë 5502 mostra, ky numër ka shkuar duke u zvogëluar deri në 3208 më 12 prill.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë po i afrohet shifrës prej 100 mijë vetave, në Kosovë vazhdojnë të jenë mbi 13 mijë raste aktive./S.Dedushi/arbresh.info/
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...