Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e votave të kandidatëve për deputet të subjekteve politike në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga numërimi i 90.41% të vendvotimeve, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka marrë 109,202 vota, ndërsa pas tij renditen Doarsa Kica-Xhelili me 44,738 vota dhe Hykmete Bajrami me 41,796 vota.
Një rezultat pozitiv ka shënuar edhe Kujtim Shala, i cili ka siguruar 37,886 vota, ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti ka marrë 30,932 vota.
Në vendin e gjashtë është Anton Quni me 27,292 vota, pasuar nga Lutfi Haziri me 27,260 vota, Jehona Lushaku me 22,122 vota, Armend Zemaj me 19,341 vota, dhe dhjetëshen e përmbyll Besian Mustafë, i cili ka marrë 15,905 vota./Arbresh.info

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...