Rezonancës magnetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë ndërruar spiralet për të parën herë, ndonëse kishte nevojë qëmoti.
Spiralet janë pjesë përbërëse e rezonancës magnetike, krijojnë dhe pranojnë sinjale, të cilat transformohen në imazhe.Nga buxheti i saj, në përputhje me kërkesën e Klinikës së Radiologjisë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka ndarë mjete për blerje të tri spiraleve me kualitet të lartë për qafë, bark dhe krah.
QKUK nuk ka ofruar më herët shërbime të rezonancës magnetike për kraharorin, të cilin do ta ofrojë brenda pak ditësh.Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë ndarë një buxhet të konsiderueshëm rreth investime kapitale këtë vit për Klinikën e Radiologjisë, gjersa rezonanca e dytë magnetike, bashkë me Tomografinë e Kompjuterizuar (CT) 16 shtresore, të blera së fundmi, do të instalohen shumë shpejt.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...